Eskalon Bajqinovci i VV’së e sulmon Lajçakun, e quan manipulues dhe dëmtues të procesit të dialogut

Eskalon Bajqinovci i VV’së e sulmon Lajçakun, e quan manipulues dhe dëmtues të procesit të dialogut

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Mefail Bajqinovci  thotë se dërguari i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ditë më parë ka deklaruar se Serbia e ka tërhequr letrën e Bernabiq-it, në të cilin Serbia shprehte rezerva për obligimet nga Marrëveshja Bazë e Brukselit dhe Aneks i Ohrit, sipas Bajqinovcit ishte manipulim nga ana e Lajçakut.

Bajqinovci në një status në Facebook ka shkruar se i emëruari si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi, në realitet po del se roli i tij po anon në favor të një pale.

Bajqinoci thotë se Lajçak do të duhej të jetë neutral, por sjelljet e tij po dëmtojnë jo vetëm besimin në procesin, por edhe vet parimet e drejtësisë dhe barazisë në dialog.

“Manipulimi nga zyrtari i lartë i BE-së, Miroslav Lajçak, tashmë është bërë i dukshëm për të gjithë, pas deklarimit të tij se Serbia e ka tërhequr letrën e Bernabiq-it. I emëruar si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi, në realitet po del se roli i tij po anon në favor të një pale. Një lehtësues duhet të jetë neutral, por sjelljet e tij po dëmtojnë jo vetëm besimin në procesin, por edhe vet parimet e drejtësisë dhe barazisë në dialog”, thotë Bajqinovci.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: