Ramadani: Xhelal Sveçla protesto me dorëheqje, të manipuluan për urën

Ramadani: Xhelal Sveçla protesto me dorëheqje, të manipuluan për urën

Ish-kryeinspektori i AKI-së Burim Ramadani i ka bërë thirrje ministrt të punëve të brendshme Xhelal Sveçla që të jap dorëheqje.

Sipas tij, atë e manipuluan kur i thanë se ura e Ibrit do të hapet.

“Jep doreheqje si protestë që të kanë manipuluar ty se “hapja e Urës është çështje e kryer!” dhe ti Policinë, rrjedhimisht Kosovën!

Si Ministër i Punëve të Brendshme (në këtë rast pa brushë në dorë!) do të mbetesh në histori të Kosovës:

ose si ai që manipuloi skajshmërisht Policinë;

ose si ai që u dorëhoq duke protestuar edhe ndaj Kryeministrit kundër manipulimit të Policisë!

E ke rastin të zgjedhësh!”, ka shkruar ndër të tjera Ramadani.

Shpërndaje në: