Princesha e Uellsit, Kate Middleton, u është rikthyer detyrave të saj, pas përfundimit të kimioterapisë.
Ajo mori pjesë dje në një takim në kështjellën “Windsor”, ku vijoi punën në projektet që u obligua t’i linte në gjysmë, muaj më parë.
Kjo shënon rikthimi zyrtar të saj detyrat mbretërore, pasi u diagnostikua me kancer dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjike në janar, shkruan Indeksonline.
Në një njoftim të familjes mbretërore u tha: “Princesha e Uellsit, Mbrojtësi i Përbashkët dhe Fondacioni Mbretëror i Princit dhe Princeshës së Uellsit, këtë pasdite mbajti një takim të përvjetshëm në Kështjellën ‘Windsor’”.
Javën e kaluar, Kate publikoi një video-mesazh në të cilin shprehu “lehtësimin” e saj pas përfundimit të trajtimit me kimioterapi dhe tha se mezi priste të kthehej në punë dhe “të ndërmerrte disa angazhime të tjera publike” pas kthimit në normalitet.