Vdes një 12-vjeçar nga Tërpeza e Poshtme e Malishevës
Një 12-vjeçar ka vdekur sot nga fshati Tërpezë e Poshtme, komuna e Malishevës.
Lajmi është bërë i ditur në faqen në Facebook të fshatit Tërpezë e Poshtme.
“Njoftohen Familjar, miq, shokë, dashamirë…
Telegrafi mëson se i njëjti kishte probleme shëndetësore me zemër.
Në media u raportua se i riu Blerat Krasniqi ka vdekur pasi ishte rrëzuar. Por, burime të Telegrafit nga institucionet shëndetësore thonë se lëndimi nga rrëzimi ishte sipërfaqësor dhe jo serioz, ndërkaq ka vdekur si pasojë e komplikimeve nga problemet me zemër.