Azemi i LDK-së publikon pamje nga shkollat në Ferizaj: Ngjajnë me gërmadha e deponi mbeturinash
Zyrtari i LDK-së, Visar Azemi ka publikuar pamje nga disa shkolla në komunën e Ferizajt nga ku shihet se është gjendje e mjerueshme.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Azemi ka thënë se ” një qeverisje e betonit nuk e ka mendjen të nxënësit dhe arsimimi i tyre”.
Postimi i plotë:
Këto janë shkolla midis Ferizajit. Fatkeqësia është se më shumë se me institucione arsimore, ato ngjajnë me gërmadha e deponi mbeturinash. Infrastruktura shkollore e tillë pengon e pamundëson mësimin cilësor, por siç duket një qeverisje e betonit nuk e ka mendjen të nxënësit dhe arsimimi i tyre. Qyteti jonë meriton më mirë.
Këto janë shkolla midis Ferizajit. Fatkeqësia është se më shumë se me institucione arsimore, ato ngjajnë me gërmadha e…
Posted by Visar Azemi on Tuesday, September 17, 2024