S’ka takim trilateral në Bruksel
Kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, kanë zhvilluar takime në Bruksel me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.
Por, këtë të martë pas takimeve dypalëshe nuk ka pasur një takim trepalësh.
Këtë e ka konfirmuar, Klisman Kadiu, këshilltar i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi.
“Po. Takimet kane përfunduar. Ka pasur vetëm bilateral me emisarin Lajçak, jo trilateral”, ka thënë ai për Dukagjinin.