Punëtorët teknikë në grevë, Kuvendin e “mbulojnë” mbeturinat

Punëtorët teknikë në grevë, Kuvendin e “mbulojnë” mbeturinat

Greva e punëtorëve teknikë të Kuvendit të Kosovës ka bërë që ambientet e institucionit ligjvënës të mbushen me mbeturina. Sikur shihet në pamjet e Ekonomia Online, në ambientet e brendshme e në ballkone ka gjithandej bishta cigaresh, shishe e gota të përdorura.

Këmbëngulës në kërkesat e tyre janë shprehur punëtorët teknik. Nazife Krasniqi, ka thënë për Ekonomia Online, se grevën nuk do ta ndalin deri në plotësimin e kushteve.

“Greva do të vazhdojë deri sa të plotësohen kërkesat tona. Paga jonë për momentin është 275 euro është shumë e pamjaftueshme sepse përfshihet udhëtimi, ushqimi, i bëjmë nga tetë orë punë por kur ka seanca na ndalin edhe mbas orarit të punës edhe vikendeve punojmë, stazhi i punës nuk paguhet. Kërkesat tona nuk janë marrë asnjëherë parasysh, dhe nëse nuk plotësohet kjo kërkesë nuk do të vazhdojmë punën”, ka thënë ajo.

Ndërsa kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë për Ekonomia Online se kërkesa e punëtorëve është që paga t’u rritet deri në 550 euro. Nën këtë pagë, ka thënë se punëtorët nuk do t’ia nisin punën.

“Greva do të vazhdojë atëherë kur këta punëtorë do të nënshkruajnë kontratë pune me operatorin ekonomik 550 euro. Nën këtë pagë është shumë normale që nuk do t’a ndalim grevën dhe afati i grevës do të varet nga ata por jo edhe nga ne. Qe në muajin qershor kemi qenë të gatshëm dhe e kemi pritë momentin që të jetë një moment edhe më i arsyeshëm për ndryshe ka tre muaj që punëtorët kanë kërkuar të hynë në grevë, por me insistimin tim e kemi lanë që shfrytëzojmë të gjitha mundësitë e dialogimit për të cilën nuk kemi pas sukses”.

“Kemi marrë informacione nga brendia e kuvendit dhe operatorët ekonomik kanë mundësi me i rritë këto paga, në muajin qershor ka qenë që diku rreth 500 euro të jetë kjo pagë, dhe ne po rrimë komodë sepse kemi mbështetje ligjore, me 275 euro nuk është dashtë të punojmë deri më tani, por ka ardh fundi dhe kur këta janë të gatshëm të dialogojnë dhe të dalin në përfundim ne do t’a fillojmë punën, përndryshe ne jemi komodë dhe nuk kemi asnjë arsyetim të shqetësohemi sepse gjithmonë kemi shkuar në bazë të paralajmërimit dhe njoftimit në bazë të ligjit që e ka miratuar ky parlament i Kosovës, por një farë forme po i japim edhe një pasqyrë deputetëve dhe qeveritarëve tanë se sa interesohen për mirëqenien sociale të punëtorëve sepse këta njerëz kanë ardhur me votën tonë në këtë parlament”, ka thënë Azemi.

këta njerëz kanë ardhur me votën tonë në këtë parlament”, ka thënë Azemi.

 

Shpërndaje në: