Seanca ndaj Pantiq dhe Zariq të akuzuar për krime të luftës në Istog do të mbahet më 7 tetor
Të hënën ka dështuar mbajtja e seancës fillestare ndaj Momir Pantiq, dhe Zharko Zariq, të cilët akuzohen për krime të luftës në Kosovë.
Siç u raportua në media kjo ndodhi me kërkesë të mbrojtjes, për shkak se Prokuroria nuk ua ka ofruar as aktakuzën e as provat të pandehurve.
Për këtë arsyes trupi gjykues ka konsideruar që nuk ka kushte për mbajtjen e seancës fillestare.
Derisa seanca mbajtja e seancës është caktuar më 7 tetor 2024, në ora 14:30.
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.
Prokuroria Speciale e Kosovës ata i ngarkon me krime lufte, konkretisht vrasje, torturë, trajtim ç’njerëzore, frikësim, shkatërrim të pasurisë, dëbim masive dhe spastrim etnik të popullatës civile të nacionalitetit shqiptar në Komunën e Istogut.