Ramadani: Propaganda e Serbisë synon ta eskalojë situaten në veri
Për sulmin e një shtëpie me molotov në veri të vendit, ka reaguar Burim Ramadani, ish inspektor i AKI-së.
Ai ka thënë se propaganda e Serbisë synon t’a eskalojë situatën e sigurisë në Veri të vendit.
Sipas tij, qasja pro-aktive e Kosovës dhe prezencës ndërkombëtare këtu duhet të ketë synim zhvelftësimin e kësaj propagande.
Postimi i plotë:
Serbisë synon ta eskalojë situatën e sigurisë në veri, duke tentuar kështu ta forcojë propagandën e vet kundër Kosovës me qëllim të përfitimit të aranzhmaneve të caktuara momentalisht. Ndërsa, këto aranzhmane të shihen si të domosdoshme, por jo të mjaftueshme për të ardhmen!
Një strategji e tillë serbe nuk është e reduktuar vetëm në prodhimin e lajmeve të rrejshme dhe dezinformimit për gjoja krizë humanitare (duke propaganduar planin e vjetër për ‘eksod’), por edhe në përdorimin e vazhdueshëm të grupeve e strukturave paralele që i organizon, financon dhe menaxhon.
Qasja pro-aktive e Kosovës dhe prezencës ndërkombëtare këtu duhet të ketë synim zhvelftësimin e kësaj propagande.
Në periudhën kur propaganda serbe vlerësohet se nuk do të mund të jep asnjë efekt, edhe aktivitetet kriminale të këtyre grupeve paralele do të minimizohen deri në zhdukje.
Tash për tash, synimi serb është që të forcohet përshtypjen që gjendja në veri është eksaluese.
Pra, të kalohet nga vlerësime për gjendje të brishtë në gjendje eskaluese!
Sulmi me molotov i natës së mbrëmshme është edhe një indikacion shtesë në këtë.