Asnjë këngë për jetën e saj, Dua Lipa e “zbulon” arsyen pse?
Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa ka folur shumë herë për atë që e ka frymëzuar muzikën e saj, por duket se njerëzit duan të dinë akoma më shumë.
Përgjigjja e saj për këtë? Kjo është e gjithë ideja.
“Po. Është diçka që natyrshëm që e bëj. Disa njerëz janë kaq … të pamëshirshëm me jetën e tyre private, saqë vendosin t’i japin të gjitha në një këngë, sepse e dinë se ajo do të tërheqë vëmendjen e njerëzve”, tha ajo.
Ajo vazhdoi duke thënë: “Për mua, ishte gjithmonë e rëndësishme të bëja muzikë që njerëzit e donin vërtet. Jo sepse po e nxisja dikë, ose jo sepse po e bëj për klikim në kurriz ndoshta të dikujt tjetër.”
Përveçse nuk këndon për jetën e saj private, Dua nuk flet as për këtë. Ajo aktualisht është në lidhje me aktorin britanik Callum Turner, por ndërsa ata janë parë shpesh bashkë, ajo nuk e ka përmendur atë në një intervistë apo nuk është shfaqur në tapetin e kuq me të./Indeksonline/