Dërguti: Kurti e ka pranuar Zajednicën, nuk i konvenon të zbatojë në prag të zgjedhjeve
Opinionistja Aida Dërguti, ka thënë se kryeministrit Albin Kurtit nuk i konvenon që të zbatojë tani për tani Marrëveshjen e Ohrit.
Kjo pasi që, sipas Dërgutit, Kurtit nuk i favorizon zbatimi i kësaj marrëveshjeje në prag të zgjedhjeve parlamentare.
“Risia e dialogut është Marrëveshja e Ohrit, e cila përfshin kompromisin më të madh, pra lëshimit më të madh që iu ka bërë Serbisë, e që është autonomia e veriut, apo Zajednicës. Kurti më rëndësi është që e ka pranuar, dhe më e rëndësishmja është që po përpiqet që ta shtyjë në kohë, sepse është e pafavorshme për të që të zbatojë Marrëveshjen e Ohrit në prag të zgjedhjeve parlamentare”, tha Dërguti në Klan Kosova.
Po ashtu, ajo shton se tani Serbia është fuqizuar më shumë tek ndërkombëtarët, në krahasim 25 vite më parë.
“Për fatin tonë të keq, Serbia në këto 25 vjet ka ndryshuar pozicionin e vet në diplomaci ndërkombëtare. Dhe ka sukses”, tha Dërguti.