Dyshohet se në stacionin e policisë në Prishtinë, u sulmua një zyrtar policor

Dyshohet se në stacionin e policisë në Prishtinë, u sulmua një zyrtar policor

Një zyrtar policor dyshohet se është sulmuar në orët e para të mëngjesit në stacionin policor Jugu në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Bazuar në informacionet e Sinjalit, polici është goditur nga i dyshuari pasi ky i fundit ishte shoqëruar në stacion lidhur me një rast në të cilin ishte përfshirë.

Në shenjë revolte, personi i dyshuar e ka goditur me kokë në fytyrë zyrtarin policor, duke i shkaktuar lëndime, për çka mori dhe trajtim mjekësor.

Burimet e Sinjalin thonë se kolegët e viktimës, zyrtarët policorë të tjerë brenda stacionit, kanë intervenuar dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme.

I dyshuari thuhet se nuk është deklaruar para hetuesve policorë, duke u mbrojtur në heshtje.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit, ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit.

Shpërndaje në: