Ramadani: E lëshuan Urën, tash i sulen çlirimtarëve

Ramadani: E lëshuan Urën, tash i sulen çlirimtarëve

Ish-kryeinspektori i AKI’së Burim Ramadani ka kritikuar ashpër pushtetin lidhur me ofendimet që po i’u bëhen Ramush Haradinajt nga eksponentë të kësaj partie,  shkruan Periskopi.

Ramadani përmes një postimi në ‘Facebook’ ka shkruar se nuk u ka mbetur asgjë për të dalë në publik, pos fyerjeve e sharjeve ndaj çlirimtarëve pikërisht në motive kombëtare. 

“E lëshuan Urën, tash i sulen çlirimtarëve! Duket që nuk u ka mbetur gjë për të dalë në publik, pos fyerjeve e sharjeve ndaj çlirimtarëve pikërisht në motive kombëtare. 

Atyre që e kanë oborrin me varreza të familjarëve e bashkëluftëtarëve. Atyre që në trup kanë dhjetëra plagë që ua shkaktoi Serbia.”– ka thënë ai.

Ai tutje bëri thirrje që të ndalen këto veprime siç i quajti ai ‘budallaqe’.

“Fyerjet nuk ia rrisin besueshmërinë. Veç dëshmojnë çmendurinë që i kaplon kur ndihen në siklet!

Ndalini more këto budallëllaqe! 

Shkoni hapeni Urën “me NATO-n a pa NATO-n, me KFOR-in a pa KFOR-in”! Idiotë të Dobishëm!”– tha ai./Periskopi

POSTIMI I PLOTË:

Shpërndaje në: