E vrau dhe ia dogji trupin një personi në Krujë, Agron Tufa ekstradohet nga Italia në Shqipëri

E vrau dhe ia dogji trupin një personi në Krujë, Agron Tufa ekstradohet nga Italia në Shqipëri

Ekstradohet nga Italia, shtetasi Agron Tufa, i dënuar me 30 vjet burgim, për vrasje me dashje. 52- vjeçari nga Nikla e Krujës u kap në Bari në janar të këtij viti, gjatë operacionit të përbashkët policor të koduar “Informacioni”.

Sipas njoftimit zyrtar, ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2021, Gjykata e Krujës e ka dënuar me 30 vjet burgim, për vrasje me dashje të kryer në bashkëpunim dhe për armëmbajtje pa leje.

Agron Tufa, në bashkëpunim me shtetasin Hysni Rama ka vrarë me armë zjarri, në Nikël, Krujë, shtetasin Klejdi Hysa dhe më pas e kanë djegur trupin e tij.

Shpërndaje në: