Operacioni “Kolonia” i Policisë në Fushë Kosovë, kapen tre persona duke u marrë me shitblerje të drogës

Operacioni “Kolonia” i Policisë në Fushë Kosovë, kapen tre persona duke u marrë me shitblerje të drogës

Tre persona janë arrestuar dje më 14 shtator në kuadër të operacionit “Kolonia” në Fushë Kosovë dhe Prishtinë, për substanca të dyshuara narkotike dhe shitblerje të substancave narkotike të llojeve të ndryshme.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se personi i parë D.E. pasi në veturën Golf 7 ishte ndaluar në rrethin e Fushë Kosovës, dhe më i pas i ishte bastisur banes, ku janë
gjetur dëshmitë apo provat materiale si në vijim:

  • (17) paketime me bari ngjyrë të gjelbër të dyshuar për narkotik të llojit Marihuanë me peshë
    (8) kilogram e (471.5) gram,
  • (11) paketime të dyshuara për narkotik të llojit kokainë me peshë (59.3) gram,
  • (92) tableta të dyshuara për narkotik të llojit Extazi me peshë (47.3) gram,
  • (1) peshore digjitale e cila shërben për matjen në sasi të vogla dhe
  • (4800) katër mijë e tetëqind euro para të gatshme që dyshohen që janë përfituar nga shitja e narkotikëve .

Në vazhdën e operacionit të lartcekur është realizuar kontroll në të njëjtën hyrje të objektit në një banesë tjetër, e të dyshuarit të dytë me iniciale (Sh. O.), ku gjatë kontrollit janë gjetur dëshmi tjera si më poshtë:

  • (6) paketime me bari ngjyrë të gjelbër të dyshuar për narkotik të llojit Marihuanë me peshë (10.5) gram,
  • (200) dyqind euro para të gatshme.

Operacioni antidrogë është finalizuar me lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit të tretë me iniciale (B.I.) dhe nga i njëjti është konfiskuar një automjet me targa vendore me të cilën dyshohej se është bërë transportimi i substancave narkotike.

Në vend të ngjarjes kanë dalë njësia e forenzikës Ragjionale në Prishtinë, të cilët kanë bërë fotografimin, evidentimin dhe konfiskimin e të gjitha dëshmive si provë materiale .

Të gjitha veprimet janë bërë në koordinim me Prokurorin kujdestar të Prokurorisë Themelore në Prishtinë Departamenti i krimeve të rënda dhe me urdhër të prokurorit pas intervistimit tre  të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

Hetime tjera të antidrogës janë në proces në bashkëpunim me prokurorinë themelore në Prishtinë.

Shpërndaje në: