“Qeni topall” që dikur Kurti premtonte se do ta largonte, shqyen fashat me gjak të pacientëve në QKUK

“Qeni topall” që dikur Kurti premtonte se do ta largonte, shqyen fashat me gjak të pacientëve në QKUK

Derisa nuk ishte në pushtet kryeministri Kurti kishte premtuar se do të përmirësohet gjendja në shëndetësi, duke nisur nga qentë endacakë që ndodhen përreth këtij institucioni shëndetësor e deri tek kushtet brenda QKUK-së. Madje teksa jepte premtime për sistemin shëndetësorë në Kosovë Kurti kishte thënë që nën qeverisjen e Vetëvendosjes nuk do të shihet më as “qeni topall” në oborrin e QKUK-së, shkruan Periskopi.

Një gjë e tillë shihet edhe në rrugët brenda Qendrës Klinike Universiare të Kosovës (QKUK), zonë e mbuluar nga mbeturinat.

Pamjet nga atje tregojnë për një gjendje shqetësuese, ku qentë gjenden në mes mbeturinave dhe shqyejnë fashat me gjak të pacientëve.


Shpërndaje në: