“Kthimi i gjendjes së mëparshme në Veri”, Torres: S’do të ketë kthim të tillë, Vuçiq është në anën e gabuar të historisë
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres, ka komentuar konferencën e djeshme të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili doli me ‘kushte’ ndaj Kosovës.
Torres tha se kërkesa e Serbisë që Kosova të kthehet në “status quo ante” nuk do të realizohet asnjëherë dhe se pavarësia e Kosovës do të mbetet “në përjetësi e tillë”.
“Serbia po kërkon që Kosova të dorëzojë sovranitetin e saj dhe të kthehet në “status quo ante”. Nuk do të ketë një rikthim të tillë. Kosova është një vend i pavarur dhe do të mbetet e tillë në përjetësi, e ndihmuar nga miku i saj më i madh: Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Historia është në anën e pavarësisë së Kosovës. Aleksander Vuçiq është në anën e gabuar të historisë”.
Serbia is demanding that Kosovo surrender its sovereignty and return to the “status quo ante.”
There will be no such return. Kosovo is an independent country and will remain so in perpetuity, aided by its greatest friend: the United States of America.
History is on the side… pic.twitter.com/YUEtT86s6a
— Ritchie Torres (@RitchieTorres) September 13, 2024
Ndër kërkesat që dje i bëri Vuçiq në adresimin ndaj popullit serb ishte “shpallja e zgjedhjeve të reja lokale në veri të Kosovës, kthimi i serbëve në Policinë e Kosovës dhe gjyqësor, si dhe tërheqja e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga rajoni i veriut”.