Qalaj thotë se policia është sanksionuar nga aleatët: Askush më s`shkon në trajnime në FBI
Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, i cili më herët ka qenë drejtor i Policisë së Kosovës, ka bërë me dije se policia është sanksionuar nga aleatët që e kanë mbështetur vazhdimisht.
Duke u thirrur në burimet e tij, ai ka treguar se trajnimet e policisë në ShBA dhe Gjermani janë ndalur.
Sipas tij, askush më nga Policia e Kosovës nuk thirret për trajnime nga FBI.
“As një parti politike, as kush, as një politikan, pavarësisht a është i pozitës apo i opozitës nuk duhet të ketë tendenca të përzierjes në punët operacionale të policisë. Mund të them që PK-ja veç është sanksionuar nga ShBA-ja me qenë se ka vite që askush më nuk shkon në trajnime në FBI”, ka thënë ai për EO.
Sipas tij, ndaj Policisë së Kosovës masa janë marrë edhe prej vendeve tjera.
“Me sa kam informata janë ndalur edhe trajnimet në Gjermani e kështu me radhë, prandaj këto janë masat që janë duke u marr fatkeqësisht ndaj Policisë së Kosovës”, ka thënë Qalaj.