Rrusta e PSD-së: Kurti me veprimet e tij e ka bërë veriun të duket si problem i bandave kriminale
Anëtarja e Partisë Socialdemokrate, Teutë Rrusta, ka kritikuar veprimet e kryeministrit Albin Kurti në veri të Kosovës.
Rrusta e ka akuzuar Kurtin për shndërrimin e kësaj pjese të vendit në një problem të lidhur kryesisht me bandat kriminale dhe mungesën e legalitetit.
Ajo gjithashtu ka thënë se veprimet e qeverisë në veri, kanë bërë të duket se problemi atje është vetëm kriminal, ndërkohë që, sipas saj, rrënjët e problemit janë politike.
“Edhe dalim dhe shohim prej lartë çfarë ka ndërmarrë kryeministri me krejt këto veprime është e ka bërë veriun me u duke problem i bandave kriminale, problem i mungese së legalitetit, e ne krejt e dimë që problemi… se kudo ku ka paqartësi politike lulëzon edhe kriminaliteti, edhe anemia ligjore, nuk dihet fort shteti i kujt është”, ka thënë Rrusta.
“Nëse ti ke vendosen me shku në dialog edhe e ke zgjedh atë rrugë, kjo në teren duhet si një përgjigje tjetër e dialogut. Është pak e pandershme me vepru me të dy kartat, se janë të ndryshme, janë kundërthënëse. Ne po pajtohemi të gjithë se veriu është problem politike. Dhe dialogu po ndodh për më kriju kushte që këto probleme për me u zgjidh. Elementi i parë i demokracisë nuk është sovraniteti, elementi i parë është përfaqësimi politike. E atje serbët nuk kanë përfaqësim politik”, ka shtuar Rrusta në RTV Dukagjini.