Flaka Loxha do të luftojë për medalje të bronztë në Grand Slamin e Parisit
Flaka Loxha do të luftojë për medalje të bronztë në Grand Slamin e Parisit.
Xhudistja kosovare merr pjesë në kategorinë deri në 57 kilogram.
Loxha arriti deri në gjysmëfinale të turnirit, teksa aty u mposht nga kundërshtarja kroate, Ana Viktorja Puljiz.
Në sfidën për vendin e tretë, garuesja nga Kosova përballet me një tjetër kroate, Tihea Topolovec.