GJKKO vendos sot për zëvendësimin e masës së sigurisë për Sali Berishën

GJKKO vendos sot për zëvendësimin e masës së sigurisë për Sali Berishën

Në Apelin e GJKKO ka nisur prej orës 9:00 të mëngjesit të së premtes seanca për zëvendësim të masës së sigurisë për Jamarbër Malltezin, dhëndër i Sali Berishës, aktualisht në arrest shtëpie.

Malltezi është paraqitur në GJKKO bashkë me avokatët. Ndërkohë sot pritet të mbahet seanca për zëvendësimin e masës së sigurisë edhe për kreun e PD-së, Sali Berisha.

Në seancën e sotme do të paraqitet edhe informacioni lidhur me hetimet për dosjen “Partizani” lidhur me të cilën Berisha dhe Malltezi 2 ditë më parë u morën të pandehur, i pari për akuzën e korrupsionit pasiv dhe i dyti për korrupsion pasiv dhe pastrim parash. /euronews.al/

Shpërndaje në: