Policia jep detaje për valixhen në oborrin e Komunës së Mitrovicës

Policia jep detaje për valixhen në oborrin e Komunës së Mitrovicës

Policia ka rrethuar objektin e Komunës së Mitrovicës pasi dikush ka lënë një valixhe në oborrin e saj.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti tha se pas kontrollit të detajuar që i është bërë valixhes nga njësit e specializuara, ka rezultuar se nuk ka asgjë dyshuese.

“Pas informatës se pranuar, policia ka ndërmarrë  të  gjitha veprimeve të nevojshme si dhe kontrollin e detajuar të valixhes që i ështe bërë nga  ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, ka rezultuar se  ne valixhe  nuk ka të  bëjë me ndonjë  gjë të  dyshuar. “

Tutje ai tha se pas përfundimit të ekzaminimit rruga është liruar për qarkullim.

Shpërndaje në: