Matoshi i acaruar: Pushteti nuk ka bërë asgjë të mirë, jemi zënë pick me Serbinë

Matoshi i acaruar: Pushteti nuk ka bërë asgjë të mirë, jemi zënë pick me Serbinë

Komentatori politik, Halil Matoshi ka deklaruar se agjenda elektorale e partive politikë në vendin tonë nuk kanë pushuar asnjëherë këto katër vitet e fundit.

Në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10, Matoshi ka thënë se opozita në këtë kohë ka mbetur pa alternativë, ndërsa pushteti nuk ka bërë asnjë punë të hajtir për të cilën do të krenohej.

“Nuk është ndonjë punë e madhe që është arritur për këto katër vitet e fundit, opozita nuk ka pasur asnjë alternativë për ta korrigjuar pushtetin apo për t’i bindur qytetarët për ndonjë alternativë me të mirë. Pushteti nuk ka bërë asgjë të mirë, kështu që jemi zënë pick me Serbinë dhe me 30 mijë serbë të Kosovës ku një komb i tërë është duke u marrë minimumi që 4 vjet dhe fatkeqësisht në këto zgjedhje prapë shkojmë në shenjen e Serbisë dhe të shqiptarisë”, ka thënë Matoshi.

Ai ka thënë se është fatkeqësi që gjatë kësaj periudhe Kosova nuk ka qenë kurrë me keq në raportet e saj me bashkësinë ndërkombëtare.

Matoshi ka thënë se me veprimet e fundit në veri, shteti i Kosovës nga viktima është kthyer në agresor.

“Nga viktima reale jemi kthyer në agresor”, ka thënë Matoshi.

Shpërndaje në: