Deputeti i LDK-së: Shtatorja e presidentit Rugova do të vendoset edhe në Prizren
Deputeti i LDK-së Driton Selmanaj ka informuar se shtatorja e Presidentit Dr.Ibrahim Rugova do të vendoset edhe në qytetin e Prizrenit.
“Me propozim të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, sot në Kuvendin Komunal të Prizrenit,u votua që në kryeqyetin shpirtërorë të shqiptarëve, të vendoset shtatorja e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova.” – ka shkruar ndër të tjera Selmanaj.
E plotë:
Shtatorja e presidentit Dr.Ibrahim Rugova, do të vendoset edhe në qytetin e Prizrenit.
Me propozim të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, sot në Kuvendin Komunal të Prizrenit,u votua që në kryeqyetin shpirtërorë të shqiptarëve, të vendoset shtatorja e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova.
Shtatorja e Presidentit Rugova në “Sheshin e Lidhjes” do të formësojë arkitekturën historike dhe vlerave të mëdha kombëtare, që bartë qyteti i Lidhjes së Prizrenit.
Faleminderit për projektin ideor, të punuar në mënyrë shumë profesionale nga arkitektja prizrenase Ajlin Shishko.