Jens Stoltenberg do të jetë shefi i ri i Konferencës së Sigurisë së Mynihut
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg do të jetë kryetari i ri i Konferencës së Sigurisë së Mynihut, duke marrë rolin pas edicionit të shkurtit 2025. Kështu ka konfirmuar për “POLITICO” një person që ka njohuri lidhur me këtë çështje.
Christoph Heusgen, i cili ka qenë në këtë pozitë që nga viti 2022, do të japë dorëheqjen si kryetar, ndërsa Wolfgang Ischinger do të mbetet president i Këshillit të Fondacionit të Konferencës së Sigurisë së Mynihut.
Stoltenberg, ish-kryeministër i Norvegjisë, ka qenë sekretar i përgjithshëm i NATO-s që nga viti 2014. Ai do të zëvendësohet në aleancën ushtarake transatlantike nga ish-kryeministri holandez Mark Rutte më 1 tetor.