Sylvinho flet gjerë e gjatë për eksperiencën dhe jetën në Shqipëri

Sylvinho flet gjerë e gjatë për eksperiencën dhe jetën në Shqipëri

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, zhvilloi një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan me gazetarin Blendi Fevziu, ku foli për rrugëtimin e ri në UEFA Nations League dhe komentoi dy ndeshjet e para, fitoren ndaj Ukrainës dhe disfatën ndaj Gjeorgjisë.

Gjatë intervistës, trajneri Sylvinho u ndal sërish edhe te emocionet e “EURO 2024” dhe rrëfeu përjetimet e tij, të stafit e të ekipit rreth atyre momenteve historike.

Tekniku kuqezi vlerësoi edhe punën e mirë të bërë nga FSHF për zhvillimin e futbollit shqiptar dhe rritjen e Kombëtares kuqezi.

Më poshtë intervista e plotë e realizuar me gazetarin Blendi Fevziu:

Në futboll ka humbje, ka fitore, sigurisht që deri tani kemi patur një bilanc pozitiv, por problemi ishte që skuadra nuk mundi të reagojë – Nuk ishte e nevojshme që të kuptohej shumë, ishte e dukshme kjo. Po, ishte një ndeshje shumë e vështirë dhe këtë e deklarova edhe në konferencën e shtypit pas ndeshjes. Të gjitha skuadrat e grupit janë të forta, por është një skuadër fizikisht e fortë dhe e rreshtuar mirë nga pikëpamja taktike, një skuadër ku depërtojnë të gjithë dhe bëhet e vështirë, nuk i japin thuajse fare hapësirë skuadrës kundërshtare. Sipas meje duhej të ishte një barazim.

Pas rezultatit 1 me 0, skuadra nuk reagoi, nuk arriti, nuk pati forcën për të reaguar. Mungojnë lojtarë apo ishte menduar në këtë mënyrë? – Jo, por e tillë është një ndeshje futbolli, një lojë e vështirë, aspak e lehtë. Unë mendoj që nëse do të kishim shënuar të parët, ndeshja do të kishte përfunduar 1 me 0 në favorin tonë. Ishte e vështirë sepse ishin të dyja skuadra të rreshtuara mirë taktikisht dhe të forta.

Jeni i mërzitur me skuadrën, e kam fjalën vetëm për ndeshjen me Gjeorgjinë? – Jo, jam i mërzitur me veten time, ka dhe humbje,  por gjithsesi e kaloj, pas dy ditësh jam më i qetë, nuk kam çfarë të them për lojtarët, ata dhanë gjithcka aty në stadium.

Në Gjermani, cili është për ju vetë momenti më i vështirë që keni përjetuar? – Kur pashë Italinë që përmbysi rezultatin e ndeshjes në harkun e 5 minutave.

Nuk mund të bëje dot asgjë? – Jo sepse Italia është një skuadër që më pas mbyllet, izolohet në terheqje, janë mësuar me kampionate europiane, botërore të fitojnë, jo vetëm të marrin pjesë. Aty gjysma e skuadrës ka fituar titull kampion në Serie A.

Cili ishte reagimi juaj kur patë golin e Bajramit? – Nuk e pashë. Kisha marrë një gotë ujë, sapo kishte filluar ndeshja. Ndjesë, por nuk e pashë. Po e pashë më pas, kisha marrë ujin, kur ishte Pablo, Ervin Bulku dhe thirrën gol, gol dhe unë nuk e pashë dot.

Po momenti më i bukur, që ju dhuroi më shumë kënaqësi të themi, cili ka qenë? – Ndeshja me Kroacinë. Dukej se ndeshja ishte e mbyllur, por ata e përmbysën rezultatin, deri në fund barazuam, por u luajt e gjithë ndeshja prej 90 minutash, jam dakord me këtë, për fitore.

Mister ju nga cili vend i Brazilit vini? – Sao Paolo. Sao Paolo ka gjithçka, e gjithë bota është në Sao Paolo. Për sa i përket raportit të ngjashmërisë midis një braziliani dhe shqiptari, jemi të ngjashëm.

Ku ngjasojmë? – Mendoj karakteri, jemi të ngjashëm, edhe në futboll, na mjafton të fitojmë nja dy ndeshje e fillojmë e themi që jemi më të mirët, jemi në rrugë të mbarë, kurse një humbje na bën të lëkundshëm, të humbasim pak besimin, njerëz që u pëlqen jeta, të pijnë kafe, të flasin, të darkojnë bashkë, ka shumë ngjashmëri si natyra me shqiptarët.

Dua t’i kthehem kampionatit Europian të futbollit në Gjermani. Çfarë mendoni, cila ishte ajo gjë që nuk funksionoi ashtu siç duhet tek ne, përveçse ishim në një nga grupet më të vështira që nuk është parë në kampionatet e mëparshme europiane? – Po, e vërtetë kjo. Por, unë mendoj që pas shumë muajsh, tre apo katër muaj, kemi mësuar shumë, jemi rritur shumë si Federatë, futbollistë, stafi, edhe unë vetë. Unë kam përvojën e një kampionati Botëror me Kombëtaren braziliane në cilësinë e një bashkëpunëtori sigurisht në 2018 në Rusi dhe për mua këto dy kampionate janë shumë të përafërta, sigurisht kampionati europian si trajner i parë  ishte diçka e jashtëzakonshme. Mendoj se bëmë të pamundurën përballë Italisë, Spanjës dhe Kroacisë në një grup mjaft të ndërlikuar e të vështirë.

Në ndeshjen me Italinë cfarë ndodhi? – Po, nëse i kthehemi shkurtimisht  kampionatit Euro 2024, në ndeshjen e parë skuadra pati një lloj rënie psikologjike, nuk është aspak e lehtë, pasi ti duhet të luash në europian. E mbaj mend mirë pasi i kemi parë të gjitha ndeshjet e EURO 2024 për të mësuar më shumë, edhe ne nuk është se luajtëm siç duhet me Italinë. Është çështje debutimi. Debutimi i parë është gjithmonë i vështirë, pasi nuk je mësuar të luash me atë nivel loje ndeshjet.Ndeshjet e europianit janë ndryshe, botërori dhe europiani janë krejt ndryshe, mund të bësh ndeshje kualifikuese, miqësore, mund të shkosh edhe në Wembley të luash me Anglinë, por europiani dhe botërori janë diçka krejt ndryshe, dicka tjetër.

Shqipëria e Sylvinhos a ka një mentalitet fitues? – Ne përpiqemi për këtë, mendoj që janë edhe statistikat. Unë mendoj se ka një limit e që mund të punohet, për shembull që kemi një vit e gjysëm që nuk humbasin në shtëpi, që nuk kemi pësuar as edhe një gol. Mendoj se këto janë të dhëna të rëndësishme. Kualifikimi në kampionatin europian, kur humb vetëm ndeshjen e parë me Poloninë, kjo do të thotë diçka. Kur fiton apo barazon, pra nuk humbet, unë mendoj se pas kësaj t’i dalëngadalë arrin të ndryshosh mentalitetin e lojtarëve. Edhe kjo është pjesë e procesit dhe e punës.

Çfarë po ndryshon tek futbolli? A po bëhet më global? –  Edhe kjo, pasi ndihmon teknologjia prej mëse 10 vjetësh. Ne mund ta shohim kundërshtarin në të gjitha mënyrat e mundshme, pjesën e sulmit, mbrojtjes, ka shumë punë për të bërë, pas çdo ndeshje gjëja bëhet edhe më e vështirë, por është edhe e vërtetë që ka edhe një limit, kufi. E dimë që Brazili, Argjentina, Gjermania, Anglia kanë skuadra shumë të forta. Por një ndeshje është 90 minuta.

Dua t’ju pyes, paçka se është e vështirë për t’iu përgjigjur: cila mendoni do të jetë e ardhmja e futbollit shqiptar, edhe nëse do jeni apo jo në stolin e trajnerit, apo dikush tjetër do vijë pas jush, a jeni optimist apo jo? – Shumë! Pa kurrfarë dyshimi! Me Silvinjon apo jo, sepse është tashmë i zhvilluar, ka avancuar, ka bërë shumë kalime. E ka parë dhe federata, edhe kombi punën e bërë. Unë nuk e di, kam firmosur një kontratë, nuk e di kur,  por edhe një trajner tjetër pas meje duhet që të vijë këtu të punojë, të jetojë këtu. Gjithçka ka ndryshuar.

Ndiheni i kënaqur këtu?  – Shumë!

Si ndiheni kur dëgjoni diskutime rreth lojtarëve apo listës? – Të lumtë! U kam thënë lojtarëve, edhe në të gjitha konferencat e shtypit, kur pyetet për lojtarët, vetë lojtari duhet ta kuptojë që nuk e kam personale, kur e fus në kombëtare, nuk është se njëri më pëlqen më shumë apo tjetri më pak. Ky është futboll, në kombëtare thërritesh, nuk kemi të bëjmë me një shoqëri që t’i ecën me 23 lojtarë gjithë vitin. Dua të them nuk e kam personale me ta, mua më duhet të marr përsipër që ta sjell apo jo në kombëtare një lojtar, më pas janë tre milionë veta të tjerë që thonë se çfarë duhet bërë.

A e dini se Edi Reja ka patur probleme edhe me vetë lojtarët. Nuk ishte dakord, nuk i fuste në lojë, i linte në stol, etj. A keni dhe ju këtë problem? – Të gjithë i kemi, por duhet punuar. Unë kam dëgjuar Carlo Ancelotti-n dje në në intervistë të shkëlqyer dhe tha: “unë jam gjithmonë pranë lojtarëve”, dhe jam dakord me të, duhet ecur përpara. Ky është një avantazh, kur ke lojtarë të një niveli të rëndësishëm, fatmirësisht e kam bërë, dhe nuk është problem për mua, shkoj tek lojtari dhe flas me të. Diskutohet, flitet dhe rritemi e zhvillohemi së bashku.

Si i keni marrëdhëniet me Presidentin Duka? – Shumë të mira me Federatën, me Presidentin Duka, gëzon respekt të madh nga ana imeJo, madje jam unë më shumë nervoz sesa ai. Jo aspak. Kemi një raport në respekt të ndërsjelltë, e respektoj si President pasi po bën një punë të shkëlqyer prej shumë kohësh, sigurisht në kontakt me mua, me stafin. Unë jetoj në Tiranë sepse këtu zhvillohesh.

Jeni një nga trajnerët e parë që jeton në Tiranë. Si ndjeheni ju në Shqipëri? – Shumë mirë, jam mësuar të jetoj këtu, të haj mirë, peshk të shijshëm, krudo, keni gatime të mrekullueshme.

A keni udhëtuar nëpër Shqipëri? – Po. Kam shkuar të takoj, të vizitoj Presidentin në Dhërmi. Shumë vend i bukur. Jashtëzakonisht.

Po familja juaj, a ka ardhur në Shqipëri? – Ime shoqe gjithmonë. I pëlqen, shumë, këtu jetohet shumë mirë, hahet mirë, jetohet mirë. Kultura, njerëzit që të respektojnë, këtu është shumë bukur.

Shpërndaje në: