Abdullahu: Bedri Hamza do të jetë më i suksesshmi kundër ‘politikave me vuvuzela’
Zëdhënësi i PDK-së Faton Abdullahu e ka vlerësuar lartë punën e kandidatit për kryeministër nga kjo parti, Bedri Hamzën.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Abdullahu u shpreh se Bedri Hamza është njeriu i duhur për kryeministër të Kosovës.
“Korrektësia është arma më e fortë e tij kundër populizmit, e kaluara e tij është dëshmia më e mirë se ai sot do të jetë më i suksesshmi kundër ‘politikave me vuvuzela’”, ka shkruaj Abdullahu ndër të tjera.
Postimi i plotë:
Për Bedri Hamzën
Mos i përzini senet.
Kur dikush oshtë korrekt mos e merrni për dobësi.
Kur dikush oshtë korrekt mos e merrni për njeri që nuk reagon shpejt.
Kur dikush është korrekt mos mendoni që nuk i del përball të keqes
Kur oshtë fjala për Bedri Hamzën mos e ngatërroni korrektësinë me hezitim. Ai nuk është aspak hezitues, por është shumë korrekt.
Pse po e shtroj çështjen kështu?
Sepse – po të ishte hezitues Bedri Hamza nuk do të ishte i suksesshëm në karrierën e tij politike përndryshe të gjatë dhe me shumë përgjegjësi.
Po të mos reagonte shpejt, nuk do të fitonte aq sa ka fituar dhe si ka fituar p.sh. në Mitrovicë.
Po të ishte tutcan nuk do të përballej me gjithë ato përgjegjësi politike e financiare që dikush edhe andër mi pa do të shashtrisej prej tute.
Hamza është njeriu i duhur në vendin e duhur pra kandidat për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës.
Korrektësia është arma më e fortë e tij kundër populizmit, e kaluara e tij është dëshmia më e mirë se ai sot do të jetë më i suksesshmi kundër ‘politikave me vuvuzela’.