Ministrja Rizvanolli s’i përgjigjet, Shala: S’di çka e pyes, paska ardhë e papërgatitur
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka thënë se ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli është e papërgatitur, pasi nuk iu përgjigj në disa pyetje.
Shala shtroi disa pyetje sa i përket Trepçës, megjithatë, ministrja disa herë tha se nuk i ka të dhënat aktualisht.
Kështu, tutje deputeti i PDK-së u shpreh:
“Me thënë të drejtën, unë nuk e di çka e pyes, paska ardhë e papërgatitur, pyetjet janë të skaduara në kohë, por parimisht ministrja në asnjë raport të saj nuk e ka pasqyruar çështjen e ndërmarrjes Trepça veri…” – tha ai në seancën e Kuvendit të Kosovës.