Bekë Berisha tallet me Qeverinë: Bravo ju koftë, pas urës së Saradranit, i keni ndreq edhe mikrofonat në Kuvend
Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, është tallur me pushtetin në seancën e parë të Kuvendit për sesionin vjeshtor.
Në adresimin e tij, ai ka uruar pushtetin për instalimin e mikrofonave të ri në Kuvend.
Ai ka thënë se ky është investimi i dytë i pushtetit në këto katër vite, duke treguar se investimi i parë ka qenë ura e Saradranit.
“Po me gëzon një fakt se Kuvedi i Kosovës i paska ndreq mikrofonat. Pas urës se Saradranit, pas katër vjete, kanë arritur edhe mikrofonat e tekniken këtu me i ndreq. Tash kemi me pasë mundësi me fol edhe për arritje tjera që i keni ba ju. Unë veç ju përgëzoj për këto punë të mira që po i boni. Me mikrofona, me urë të Saradranit me krejt i keni kry, bravo ju koftë”, ka thënë Berisha.