Profesori i Oxfordit: Vuçiqi është i lumtur ta shohë Kurtin duke u bërë i padëshiruari i Perëndimit
Dimitar Bechev, profesor i Universitetit të Oxfordit, ka publikuar një shkrim në “Carnegie Endowment” në lidhje marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Serbië. Që në hyrje, Bechev ka vlerësuar se “liderët e Kosovës dhe Serbisë kanë mësuar se si të luajnë me Perëndimin”.
Profesori Bechev ka vlerësuar se kryeministri Albin Kurti në disa raste ka marrë atë çfarë ka dashur në veri, si p.sh. ndalimin e dinarit. Megjithatë, Bechev vlerësoi se Kurti, të cilin e quajti kryeministër luftarak, është kritikuar ashpër nga Perëndimi dhe është shënjestëruar si fajtori për tensionet në mes Kosovës e Serbisë.
“Diplomatët dhe politikanët në Bruksel dhe Uashington fajësuan një person: Kurtin. Kryeministri luftarak mori shumë kritika për shtypjen e institucioneve paralele në veriun e Kosovoës të populluar nga serbët. Kjo përfshin mbylljen e katër komunave besnike ndaj Beogradit, duke përfshirë një në Mitrovicë, qendrën kryesore të rajonit. Autoritetet e Kosovës kanë vendosur gjithashtu një ndalim mbi importet serbe, duke injoruar lutjet e të dërguarit special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Micheal Sarrazini. Prishtina ka vepruar në mënyrë të njëanshme, duke injoruar bisedmet e ashtuquajtura të normaliizmit që mbikëqyren nga zyra e Borrellit, si dhe këshillat e kryeqendrave perëndimore” – tha ai.
Tutje, profesori Bechev vlerësoi se Bashkimi Evropian dhe Serbia, e drejtuar nga presidenti Aleksandar Vuçiq, janë në një muaj të mjaltit. Në shkrimin e tij, Bechev shkroi se Vuçiqi është duke llogaritur se “veprimet e vrazhda të Kurtit janë në dobi të tij”.
Në analizën e tij, Bechev tha se Vuçiqi është i lumtur që ta “shohë Kurtin duke u shndërruar në një person të padëshiruar të Perëndimit në Ballkan”.
“Mjaftueshëm befasisht, Vuçiqi nuk e ka zgjedhur hakmarrjen. Në rastet e kaluara, ai nuk ishte kundër lojës me kartën e Kosovës, madje duke kërcënuar se do t’i kthente trupat në atë që Beogradi e konsideron provincë të saj për ta parandaluar “pastrimin etnik” të serbëve lokalë. Gjasat janë që Vuçiqi është duke llogaritur që veprimet e vrazhda të Kurtit do të jenë në dobi të tij. Serbia është duke kaluar një muaj mjalti me BE-në. Së pari erdhi marrëveshja për mihjen e litiumit, e bashkënënshkruar me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në korrik. Më rishtazi, Beogradi ia shtroi qilimin e kuq presidentit francez, Emmanul Macron, vizita e të cilit e solli, mes tjerash, nënshkrimin e një marrëveshjeje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë “Rafale” të prodhimit francez. Vuçiqi është gjithashtu në librat e mirë të Uashingtonit për shkak të furnizimit të Ukrainës – përmes vendeve të treta – me municion. Aq shumë, saqë edhe BE-ja, edhe Shtetet e Bashkuara janë të gatshme që t’ia lehtësojnë barrën Serbisë për refuzimin e saj që të zbatojë sanksione kundër Rusisë. Një krizë në Kosovë mund ta rrezikojë momentumin pozitiv. Tash për tash, Vuçiqi është në mënyrë të përsosur i lumtur që ta shohë Kurtin duke u shndërruar në një person të padëshiruar “bete noire” të Perëndimit në Ballkan” – ka shkruar ai.