Molliqaj: Problemi i veriut është politik, po mbesin pa partneritet dhe pa sovranitet
Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, tha se problemi në veri të vendit është problem politik e assesi rend dhe ligj.
Kreu i PSD-së në intervistë për Ekonomia Online ka thënë se në atë pjesë të Kosovës nuk ka sovranitet dhe as integrim të serbëve. Sovranitetin sipas tij tashmë e ka KFOR-i e cila u vërtetua sipas tij me mos hapjen e Urës së Ibrit.
“Për PSD- në ka qenë gjithmonë e qartë, tash e gati dy vite e gjysmë kur kanë fillu aksionet e para në veri të gjitha një nga një i kemi kundërshtuar për shkak se kemi besuar dhe me të drejtë ka dal ashtu që problemi i veriut është një problem politik, nuk është problëm i rendit dhe ligjit. Sigurisht që rendi dhe ligji ka qenë pjesë e problemit por problemi është politik. Si rezultat i veprimeve të një pas njëshme të Qeverisë së Kosovës në veri, atje kemi kontroll të shtetit të Kosovës, por nuk kemi integrim. Përkundrazi në pikën më të largët ndonjëherë serbët e Kosovës janë afër institucioneve të Kosovës. S’kemi kryetar të Komunave, s’kemi gjyqtarë, s’kemi polic, s’kemi shërbim shëndetësor as asgjë, i cili është i integruar në sistemin e Kosovës. Përkundrazi të gjithë ata që kanë qenë sot nuk janë”.
“Nuk kemi sovranitet në veriun e Kosovës. Kushdo që thotë kështu është duke e mashtru opinionin publik. Sovranitetin në Veriun e Kosovës tashmë e ka KFOR-i dhe kjo është vërtetuar me mos hapjen e Urës, përkatësisht moslejimin e hapjes së Urës nga KFOR-i. Pra, një përgjegjësi e cila nuk do duhej të ishte e KFOR-it, sepse KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, e ka ndalu fizikisht Policinë e Kosovës për ta hapur atje, duke treguar që për Bashkësinë Ndërkombëtare Veriu i Kosovës do tretman tjetër politik. Dhe krejt kjo, pra, kontrolli, sovraniteti dhe autonomia është pjesa e tretë”, ka thënë Molliqaj për EO.