Syla: Aktakuza për Banjskës nuk më pëlqej, nuk ka të bëjë me terrorizëm por me agresion
Analistit Valon Syla nuk i ka pëlqyer aktakuza e Prokurorisë Speciale për rastin e sulmit në Banjskë.
Ai ka treguar se mospëlqimi i tij ka të bëj me kualifikimin që prokuroria ia ka bërë rastit.
Sipas Sylës, rast nuk ka të bëjë me terrorizëm.
Në profilin e tij në “Facebook”, Syla ka shkruar se sulmi ka qenë agresion i Serbisë ndaj Kosovës.
“Si shkurt, aktakuza ndaj Grupit te Banjskas nuk me pelqej hiq… sepse nuk ka të bëjë me terrorizëm por me Agresion Teritorial nga Serbia dhe si nxitje e një Kryengritje e Armatosur kundër Republikës që fatmirësisht dështoi keq. Dhe keto krejt si metodë pastaj kanë pasur edhe elemente terrori… por smund të trajtohet vetëm si terroriste aktakuza. Kanë marrë dhe kanë pasur kohë mjaft me përpilu aktakuzen si me të plotësuar”, ka shkruar Syla.