Lirohet nga spitali dhe dërgohet në burg njëri nga të plagosurit në rastin “Capat” me Sekiraqët
Njëri nga të plagosurit në rastin “Capat” me Sekiraqët u lirua të hënën nga spitali.
I njëjti u dërgua në Burgun e Prizrenit.
Kjo u konfirmua nga kryeprokurori i Prishtinës Zejnullah Gashi.
“Është liruar pardje dhe është dërguar në Burgun e Prizrenit”, tha ai.
Klankosova.tv mëson se bëhet fjalë për V.A, i cili dyshohet se ishte i përfshirë në këtë rast.
Përplasja e dy familjeve ndodhi në mbrëmjen e 1 shtatorit, ku kryeqyteti u trondit nga shkrepja e armëve të zjarrit.
Një person vdiq, derisa pesë të tjerë u plagosën.
Ndaj pesë të plagosurve, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nxjerrë aktvendimin për masën e paraburgimit prej 30 ditësh.