Osmani: Lirinë demokracinë dhe të drejtat e njeriut nuk i kemi dhuratë, dikur i jetuam të kundërtat e tyre
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ishte sot paneliste në samitin “Vital Voices” në Varshavë të Polonisë.
Tema e këtij diskutimi ishte “Si ta mbrojmë demokracinë nga autokracitë”.
Osmani kujtoi vitet nën regjimin serb ku populli hoqi shumë nga Millosheviqi.
Ajo theksoi se “disa liderë psikopatë vranë shumë njerëz vetëm pse mundën, vetëm pse patën më shumë armë”.
“Ne sot demokracinë, lirinë dhe të drejtat e njeriut nuk e shohim si diçka që na është dhënë (dhuratë), por se ne jetuam në të kundërtën e demokracisë. Kjo gjeneratë e fëmijëve tanë është e para që jeton në paqe, sepse në të kaluarën neve na janë dhunuar të drejtat për t’u shkolluar. Sot ne kur i dërgojmë fëmijët në shkolla, ne thjesht vetëm nuk i dërgojmë, por kjo është esenca e demokracisë”, tha ajo.