Haziri akuzon Qeverinë: Zhgënjimi që e sollën përmes manipulimeve, LDK do ta kthejë në besë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se numërimi mbrapa ka filluar pë qeverinë qendrore dhe atë lokale.
Ai nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se përjashtimi i Gjilanit nga kujdesi i Qeverisë është abuzimi më i madh me besimin dhe djersën e qytetarëve.
Ai duke akuzuar Qeverinë për manipulim, tha se LDK-ja do të kthejë shpresën e qytetarëve.
Postimi i plotë:
Numërimi prapa ka filluar për qeverinë qendore dhe atë lokale
Me takimet dje dhe sot, arrijmë angazhimet gjashtëjavore të përbashkëta si LDK e Gjilanit në organizim dhe debatim, por shënojmë kthesën nga sot për të vazhduar edhe më fuqishëm deri më 9 shkurt, ku kanë mbetur edhe 149 ditë.
Në këto takime u rikonfirmua uniteti në strukturën e LDK-së, për angazhimet e përbashkëta të burrave dhe grave në Anamorave për rikthimin e madh të LDK-së. Uniteti e vizioni i LDK-së për një Gjilan zhvillimor, ka ngritur në këmbë qytetarin, ku gruaja dhe rinia janë bartës të politikave zhvillimore dhe barazia në veprim.
Në qendër të kujdesit tonë është familja. Për familjen do të angazhohemi që ajo të ruhet, të zhvillohet dhe të jetë e fortë. Zatën, familja, atdheu e Zoti janë besimi ynë përjetë.
Përjashtimi i Gjilanit nga kujdesi i Qeverisë është abuzimi më i madh me besimin dhe djersën e qytetarëve tanë në Gjilan dhe bashkatdhetarët kudo që jetojnë. Nominimet e para per deputet, komisionerët, vëzhguesit dhe bartësit tjerë të mobilizimit dhe organizimit kanë marr formë dhe numërimi papa ka filluar, jo vetëm për qeverisjen qendrore, por edhe për atë lokale.
Të bashkuar me besë e shpresë, do ta rikthejmë triumfin e madh të LDK-së, parti e cila, jo vetëm si gardian i demolracisë por edhe lidere e zhvillimit. Me vizionin tonë, kemi plane konkrete, prejekte e partnerë për ta rikthyer Gjilanin në qendër të madhe administrative, politike, ekonomike e arsimore.
Zhgënjimi që e sollen të tjerët përmes manipulimeve, do ta kthejmë në besë e shpresë për qytetarin. Me qytetarët do të ndërtojmë angazhim të perbashket për Gjilanin tonë.
https://www.facebook.com/share/p/2tzy38irW5hTsYAd/?