Sulmi i 11 shtatorit, ShBA: I jemi thellësisht mirënjohës popullit të Kosovës
Ambasada amerikane në Kosovë ka njoftuar se e ngarkua me punë, Anu Prattpati sot ka marrë pjesë në ceremoninë e përkujtimit të sulmeve terroriste të 11 shtatorit në ShBA.
Në një shkrim në rrjetin social “Facebook”, nga ambasada është thënë se janë mirënjohës ndaj popullit kosovarë.
Në fund thuhet: “Nuk do të harrojmë kurrë”.
Postimi i plotë:
Sot, e ngarkuara me punë, Anu Prattpati iu bashkua ceremonisë së përkujtimit në 23 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit. I jemi thellësisht mirënjohës popullit kosovar dhe partnerëve në mbarë botën që kanë qëndruar me ne në luftën kundër terrorizmit, në mbrojtje të demokracisë dhe në ndjekje të një bote të drejtë dhe paqësorë. Nuk do të harrojmë kurrë.