“Kam përfituar nga ligjeratat e tij”-Predikuesi ekstremist, i arrestuar në Gjermani, ishte takuar me Enis Ramën

“Kam përfituar nga ligjeratat e tij”-Predikuesi ekstremist, i arrestuar në Gjermani, ishte takuar me Enis Ramën

Leonis Hamza, i njohur si Abdul Alim Hamza, është arrestuar në Gjermani, sipas gazetarit të njohur të “Deutsche Ëelle”, Bahri Cani.

Hamza është arrestuar pas sulmit me hanxhar dhe thika të një shqiptari në Linz am Rhein ndaj stacionit të Policisë së Gjermanisë.

Hamza, siç njoftoi Cani, njihet si predikues “selefist”, një nga rrymat ekstreme të fesë islame.

Në profilin e tij, Hamza ka mbi 28 mijë ndjekës. Siç shihet në disa fotografi, Hamza ka qëndruar disa herë në Kosovë. Gjatë një vizite të mëparshme, Hamza është takuar edhe me një hoxhë të njohur nga Kosova, Enis Rama.

Madje, Hamza kishte publikuar vetë fotografi dhe kishte lavdëruar hoxhë Ramën. Në shkrimin për foton me Ramën, Hamza kishte treguar se ka përfituar nga ligjeratat e Ramës.

“E kam takuar personalisht sheikh Enisin më 2008 – gati 2 vite pas deportimit tim në Kosovë. Si rezultat, e kam vizituar në ligjeratat e tij aq shpesh sa kam mundur dhe kam përfituar nga to – deri sot” – kishte shkruar ai.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Abdul Alim Hamza (@alimhamza1)

Shpërndaje në: