Peci prishet me Vjosa Osmanin, e largon foton e saj nga cover-i i Facebook’ut
Faton Pecit, duket se i ka mbetur hatri që Presidentja Osmani nuk e përshëndeti në Podujevë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së presidentit Ibrahim Rugova.
Veprimi i tij i fundit, ka shtuar dyshime se raportet mes tyre janë prishur.
Peci deri në ditën e djeshme e ka mbajtur në kopertinën e Facebook-ut të tij, Presidenten Osmani. Ajo foto i datonte që nga viti 2021.
Por, pas situatave të krijuara së fundmi, duket se sikurse Gërvalla ashtu edhe Peci nuk i kanë raportet sic i kishin dikur.
Ka kohë në opinion që është përfolur pë krisje raportesh mes Vjosa Osmanit dhe Qeverisë. Madje, Presidentja e vendit në një intervistë së fundmi akuzonte haptaz pushtetin e Kurtit për disa veprime që kanë ndërmarrë.