Krasniqi kujton sulmin e 11 shtatorit: Populli i Kosovës gjithmonë krah popullit të Amerikës
Kryetari i Parisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka rikujtuar sulmin terrorist në Kullat Binjake në 23 vjetorin e sulmit.
Krasniqi ka thënë se kujtojnë viktimat që humbën jetën në atë sulm, ku tha se dhimbja u kthye në forcë dhe e gjithë bota e mbrojti lirinë dhe drejtësinë.
Postimi:
“Sot, me nderime dhe respekt kujtojmë mijëra viktima të cilat humbën jetën në sulmet terroriste kundër SHBA-së, më 11 shtator 2001.
23 vite më parë, dhembja u kthye në forcë, dhe e gjithë bota e qytetëruar u ngrit në mbrojtje të lirisë dhe të drejtësisë.
Përtej fatkeqësisë dhe goditjes, gjunjëzimi nuk ishte asnjëherë opsion e nuk do të jetë asnjëherë.
Populli i Kosovës do të jetë gjithmonë përkrah popullit mik amerikan.
Asnjëherë nuk do të harrojmë!”, ka shkruar Krasniqi.