Abdixhiku: Kosova do të mbetet gjithmonë krah i SHBA-së

Abdixhiku: Kosova do të mbetet gjithmonë krah i SHBA-së

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku sulmin  e 11 shtatorit të vitit 2001 mbi Kullat Binjake në New York e ka cilesuar si sulm mbi vlerat e lirisë, demokracisë dhe bashkjeteses që ndajnë  vendet demokratike anembanë botës.

“Sulmi mbi Kullat Binjake në New York, në mëngjesin e 11 shtatorit të vitit 2001 i cili mori jetën e rreth 3000 njerëzve të pafajshëm, tmerroi botën. Kjo tragjedi, nuk ishte thjesht një akt dhune, por një sulm mbi vlerat e lirisë, demokracisë dhe bashkëjetesës që ndajnë vendet demokratike anembanë botës” tha Abdixhiku

Postimi i plotë:

“Sulmi mbi Kullat Binjake në New York, në mëngjesin e 11 shtatorit të vitit 2001 i cili mori jetën e rreth 3000 njerëzve të pafajshëm, tmerroi botën. Kjo tragjedi, nuk ishte thjesht një akt dhune, por një sulm mbi vlerat e lirisë, demokracisë dhe bashkëjetesës që ndajnë vendet demokratike anembanë botës

Ky akt terrorist dhe barbar ishte sulm direkt jo vetëm për ShBA-të, por edhe gjithë botën perëndimore; ishte sulm mbi vlerat demokratike perëndimore.

Sot, kur kanë kaluar mbi dy dekada nga momenti i ndodhjes së këtij akti të shëmtuar, kujtojmë dhe solidarizohemi me familjarët e viktimave të 11 shtatorit, të cilët humbën jetën pafajësish nga mania radikale e një sulmi terrorist.

Kosova do të mbetet gjithmonë krah për krah me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke mbrojtur lirinë, paqen dhe demokracinë si vlera të përbashkëta të dy popujve tanë!”

Shpërndaje në: