Dy lojtarë të Kosovës në formacionin e xhiros së dytë në UEFA Nations League
Kombëtarja e Kosovës gjatë këtij muaji zhvilloi dy ndeshje në sezonin e ri të UEFA Nations League.
Në ndeshjen e fundit, ekipi “dardan” arriti fitore të thellë 4:0 ndaj Qipros.
Sofascore, faqja e njohur e statistikave ka publikuar formacionin e xhiros së dytë dhe në të shihen dy lojtarë të Kosovës.
Bëhet fjalë për Donat Rrudhanin dhe Lumbardh Dellovën.
Rrudhani bëri një super paraqitje duke bërë dy asiste dhe duke fituar një penallti. Kështu ai është vlerësuar me notën 9.2.
Në anën tjetër, Dellova bëri një gol të bukur me t’u inkuadruar në lojë.
Futbollistët tjerë që bëjnë pjesë në këtë 11-she më të mirë, janë: Luka Modriq, Arnold Dimitrievski, Harry Kane, Sesko, Gyokeres, Fernandes dhe Akturkoglu.