Murati lavdohet për shtesat e fëmijëve, Bajrami ia lë gëzimin në fyt: Ia përmend premtimet që ende nuk i realizuan
Deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami i ka reaguar ministrit të Financave Hekuran Murati pasi ky i fundit u lavdua për realizimin e shtesave të nënave dhe fëmijëve.
Bajrami përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook pyeti ministrin Murati për premtimet tjera të cilat nuk i kanë realizuar.
“Por, çka me premtimet tjera:
– 160 çerdhe?
– 4 mijë banesa për qiftet e reja?
– 5 shtepi për të moshuarit?
– shportë më të lirë të komnsumit?
– energji më të lirë?
– çka me i bë deficitit tregtar?
– ku janë projektet kapitale? “, shkroi ndër të thera Bajrami.
Postimi i plotë:
Hekuran, mos na trego neve ku i ke marrë paratë për shtesa, tregoi Albinit se ai po shihet që s’po merr veshë në ekonomi fare. Shtesat për fëmijë kanë ardhë nga tatimet me të larta që prindërit e këtyre fëmijëve kanë pagu pasi që çmimet në qeverisjen e juaj janë rritë gati dyfish.
Por, çka me premtimet tjera:
– 160 çerdhe?
– 4 mijë banesa për qiftet e reja?
– 5 shtepi për të moshuarit?
– shportë më të lirë të komnsumit?
– energji më të lirë?
– çka me i bë deficitit tregtar?
– ku janë projektet kapitale?
Çka me KREJT DHE DREJT?