Përjashtimi i tre futbollistëve/ Agim Ademi ndryshe nga vendimi i FFK-së, gishtin e drejton te trajneri Foda

Përjashtimi i tre futbollistëve/ Agim Ademi ndryshe nga vendimi i FFK-së, gishtin e drejton te trajneri Foda

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, është deklaruar të martën për herë të parë rreth përjashtimit të tre futbollistëe të përjashtuar nga grumbullimi me Kombëtaren, shkruan Periskopi. 

Ai thotë se vendimi për përjashtimin e Zhegrovës, Muriq dhe Muslijaj vjen nga trajneri. Megjithatë, në ditën kur këta tre futbollistë u përjashtuan, FFK nxori njoftimin ku ndër të tjera thuhej se ky është “vendim i përbashkët i FFK-së me trajnerin Foda”.

“Me vendim të përbashkët të përzgjedhësit Franco Foda dhe Federatës, tre futbollistët: Arjanet Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija janë larguar nga grumbullimi i ekipit kombëtar, për shkak të thyerjes së rregullores së ekipit kombëtar të vendosur nga përzgjedhësi dhe Federata. Për masat e mëtejme ndaj futbollistëve në fjalë, do të vendoset nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së. Ndërkohë, ekipit do t’ i bashkohet, portieri që ka qenë në listen e pritjes, Faton Maloku nga FC Drita” shkruan FFK.

Më 9 shtator, trajneri Foda pas ndeshjes me Qipron u deklarua shkurt rreth rastit.

Foda ka thënë se fokusi i tyre është te ndeshja dhe se federata e ka dhënë deklaratën e tyre.

“Federata e ka dhënë deklaratën, ne jemi fokusuar në ndeshje”, ka thënë ai.

Reagimet ishin të shumta pas këtij rasti, në kohën kur Kombëtarja e Kosovës qysh në fillim të ndeshjeve në UEFA Nations League, po ballafaqohet me këto probleme.

Përjashtimi i tre futbollistëve, në fillim nga FFK u tha se erdhi pas “thyerjes së rregullave”.

Dyshimet e para ishin se këta lojtar shkuan në një klub nate në orë të vona të natës.

Një gjë të tillë e mohuan Zhegrova dhe Muriq.

Dyshimet për një skandal dolën në ditët në vijim, kur u deklarua në media se Agim Ademi i kishte kërcënuar tre futbollistët duke iu thënë: “ua thej këmbët, ua prishi karrierën”.

Këtë rast, gazetari sportiv, Arlind Sadiku e konfirmuar një ditë më vonë ku thotë se njëri prej futbollistëve të përjashtuar, në kushte anonimiteti e ka pranuar një gjë të tillë. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: