ShSKUK kërkon që me urgjencë të trajtohen qentë endacak në oborrin e saj

ShSKUK kërkon që me urgjencë të trajtohen qentë endacak në oborrin e saj

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se prania e qenve endacak në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është duke vazhduar të paraqet shqetësim për stafin, pacientët dhe familjarët që frekuentojnë këto hapësira.

ShSKUK-ja i është drejtuar me kërkesë Komunës së Prishtinës për këtë çështje, si dhe ka kërkuar qe me prioritet të trajtohen qentë endacak në oborrin e QKUK-së.

Tutje, thuhet se komunës i është kërkuar që të ofrojë zgjidhje të shpejtë, qoftë përmes strehimoreve, apo trajtimit të tyre.

“Mes tjerash ShSKUK, në kërkesë ka kërkuar që me prioritet të trajtohen qentë endacak në oborrin e QKUK, meqë ka frekuentim të madh të pacientëve, familjarëve dhe qytetarëve të tjerë. Komunës i është kërkuar që të ofrojë zgjidhje të shpejtë, qoftë përmes strehimoreve, apo trajtimit të tyre. Andaj, edhe përmes këtij apeli publik, i bëjmë thirrje Komunës së Prishtinës dhe institucioneve tjera të bëjnë zgjidhje të shpejtë për këtë çështje”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.

Shpërndaje në: