Fundi i mandatit, Qeveria njofton për punësimin e 149 punëtorëve në KEK

Fundi i mandatit, Qeveria njofton për punësimin e 149 punëtorëve në KEK

Qeveria e Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se ka punësuar 149 punëtorë të rinj në KEK. Kryeministri Kurti, së bashku me ministren Artane Rizvanolli vizituan Termocentralin “Kosova B” të KEK-ut në të cilin janë duke u bërë remontet në përgatitje për sezonin e dimrit, njofton Qeveria, përcjell Periskopi.

“Qëndrimi në KEK, kishte në fokus jo vetëm vëzhgimin nga afër të kushteve dhe punës që zhvillohet atje, por veçanërisht edhe bashkëbisedimin me punëtorët e KEK-ut, në lidhje me angazhimin e tyre dhe sfidat me të cilat përballen ata. Sot KEK-ut po i bashkohen 149 punëtorë të rinj, për të cilin kryeministri nënvizoi rëndësinë e shtimit të kuadrove të reja dhe inkuadrimit të sa më shumë të rinjve e të rejave”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Qeverisë.

Kur jemi tek punësimet në KEK, vlen të kujtojmë se partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje i ka dhënë vulën me kapjen e ndërmarrjes më të madhe publike në vend.

Periskopi kishte raportuar ekskluzivisht rreth numrit të madh të njerëzve të VV-së, si të pranuar në konkursin në këtë Koorporatë.

VV nuk ‘lëshon pe’ nga KEK-u, vazhdon të punësoj familjar në këtë Korporatë (DOK.)

Madje ka pasur raste kur edhe Prokuroria kishte nisur  hetimet për punësimet atje.

Kritikat për punësimet familjare nëpër ndërmarrje publike vijnë më së shumti pas fjalimit të famshëm të Albin Kurtit sa ishte në opozitë se “Kusherinjtë për dasma, jo për qeveri”. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: