Haliti: Nëse presidentja flet me letra hapur, do ta dobësonte Albinin, do të tkurrej VV’ja e do kalonte në opozitë
Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti thotë se presidentja Osmani është e njohur nga e kaluara brenda LDK-së.
Haliti thekson se, Osmani me aterimin e saj në Guxo, arriti të paimagjinueshmen, teksa shton se, Kurti e përdori atë për ta dobësuar LDK-në.
“Vjosa është e njohur nga e kaluara brenda LDK e cila krijoi një fraksion me një mini parti dhe përmes saj duke hyrë në koalicion me VV arriti të paimagjinueshmen e atëherëshme që u bë e mundëshme. Fati i saj ishte që Albinit i interesonte që përmes saj ta dobësonte LDK-në, por edhe betejat personale, për t’i realizuar ambiciet e saja politike ishte edhe shansi tjetër, meqë Albini nuk kishte të drejtë të konkuronte për tu zgjedhur deputet, Vjosës i priu fati duke u vendosur në krye të listës së VV, përqarjet në LDK ia shtuan votat dhe e siguroi mbështetjen për t’u zgjedhur Presidente”, tha Haliti.
Teksa foli për kritikat e fundit të presidentes Osmani karshi Qeverisë, sipas Halitit, nëse kjo e fundit do të fliste me letra hapur, do ta dobësonte Kurtin dhe do të ndikonte në tkurrjen e elektoratit të VV’së, teksa nuk përjashtoi shansin që VV’ja të kalonte në opozitë.
“Kokëtimi politik i presidentes me opozitën dhe hapja e kartave publikisht, mund ta dobësonte shumë Albinin, që do të ndikonte shumë në tkurrjen e elektoratit të VV. Si pasojë, opozita aktuale do të kishte shanse të shumta që VV’ja të mbetet në opozitë”, tha Haliti.
Tutje, Haliti tha se Osmani po kërkon një mandat të dyte dhe për këtë arsye ka nevojë për riafrim me LDK-në.
“Duke kërkuar një mandat të dytë, ajo ka nevojë të sigurojë votat e opozitës aktuale dhe riafrimin me LDK-në, por edhe mesazhet që duhet t’i vijnë nga miqtë tanë ndërkombëtar. Presidentja e ka kuptuar më mirë domosdoshmërinë e bashkëpunimit me partnerët tanë strategjik. Raportet e tyre nuk dihen publikish, por revolta e Presidentes, nëse nuk është nga frika që nuk do të kandidohet për mandat të dytë dhe nuk do ketë mbështetje nga VV, gjatë ditëve në vazhdim do të xhevahirë të rinjë”, përfundon Haliti për GazetaBlic.
Haziri për Vjosa Osmanin: “Bombat” e Presidencës në oborrin e qeverisë nuk mund të kalojnë pa pasoja