Djali i Salih Sekiraqës, me antiplumb del para gjykatës

Djali i Salih Sekiraqës, me antiplumb del para gjykatës

Seanca fillestare ndaj Shkumbin Sekiraqës, djalit i Salih Sekiraqës, i akuzuar për tentim vrasje tashmë ka nisur.

Shkumbin Sekiraqa, djali i Salih Sekiraqës, është një nga personat e dyshuar në përplasjet e fundit midis grupeve “Capat” e “Sekiraqët”.

Për këtë rast, Prokuroria Themelore në Prishtinë, para disa javësh ka ngritur aktakuzë ndaj Shkumbim Sekiraqës.

Në aktakuzën, siç mëson Sinjali thuhet se Sekiraqa më 4 mars në rrugën “Bedri Shala” në Prishtinë me dashje dhe me qëllim që të privojë nga jeta Pajtim Gashin, pas bisedës me një person tjetër, i drejtohet atij me fjalët “shoq a po m’njeh mu” dhe më pas e sulmojnë.

Më pas, sipas Prokurorisë, Sekiraqa e ka nxjerrë armën e zjarrit, e ka qëlluar Pajtim Gashin dhe e ka goditur në kokë me armë, duke i shkaktuar plagë në këmbë dhe lëndime në kokë.

Sekiraqa ngarkohet me veprat penale “Vrasje në tentativë”, “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Armëmbajtje pa leje”

Shpërndaje në: