Arifi: Krejt koncepti i Qeverisë Kurti është i bazuar në mashtrim

Arifi: Krejt koncepti i Qeverisë Kurti është i bazuar në mashtrim

Ish-shefi i negociator të Kosovës në dialogun me Serbinë, Avni Arifi, ka thënë se populli i Kosovës, nivelin kritik e ka pasur shumë më të fuqishëm gjatë viteve të 90-ta.

Ai tha se këto mashtrime që po i servohen popullit sot nga Qeveria Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani, nuk do të ndodhte para më shumë se 30 vjetësh.

“Po thonë që e kanë zhvilluar ekonominë, është mashtrim. Po thonë që janë rritur investimet direkte, se kanë blerë diaspora banesa, është mashtrim. Komplet koncepti qeveritar i Qeverisë Kurti dhe kësaj qeverie që e kanë bërë Vjosën presidente, është i bazuar në parametrat e mashtrimit”, tha Arifi në Klan Kosova.

“Është fatkeqësi e popullit tonë që kemi ardhur në një gjendje që mos me mujtë me nda të mirën nga e keqja”, theksoi ai.

Shpërndaje në: