Kurti pas fitores ndaj Qipros: Nga një gol për secilin gol të pranuar kundër Rumanisë dhe një më shumë për ata që besuan
Kombëtarja e Kosovës ka realizuar fitoren e parë në kampanjën e re të Ligës së Kombeve.
‘Dardanët’ janë kundërpërgjigjur mjaft mirë pas humbjes në ndeshjen e parë tre ditë më parë në “Fadil Vokrri” ndaj Rumanisë.
Duke e harruar humbjen 3-0, kombëtarja dardane ka shënuar një fitore të thellë 4-0 ndaj Qipros, ani pse kishte disa mungesa kyçe për këtë duel.
E kësaj fitore i është gëzuar edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.
“Nga një gol për secilin gol të pranuar kundër Rumanisë dhe një më shumë për ata që besuan. Lojtarët shkëlqyen sonte”, shkroi Kurti në Facebook.