Kina dhe Rusia me stërvitje të përbashkëta ushtarake

Kina dhe Rusia me stërvitje të përbashkëta ushtarake

Ministria kineze e Mbrojtjes njoftoi se gjatë këtij muaji do të mbajë stërvitje detare dhe ajrore me Rusinë, duke nënvizuar afërsinë mes dy ushtrive, teksa Rusia po vazhdon pushtimin e Ukrainës fqinje.

Ministria tha se stërvitjet “Veriu i Bashkuar -2024” do të mbahen në Detin e Japonisë dhe në Detin e Okotskit, por nuk dha më shumë detaje.

Në njoftim u tha se stërvitjet detare dhe ajrore synojnë të përmirësojnë bashkëpunimin strategjik mes dy shteteve dhe “forcimin e aftësive që së bashku të përballen me kërcënimet e sigurisë”.

Ministria kineze tha po ashtu se dy marinat do të lundrojnë së bashku në Paqësor, për herë të pestë, dhe së bashku do të marrin pjesë në stërvitjet “Oqeani i Madh-24” që do të mbahet në Rusi. Por, as për këto stërvitje nuk u dhanë detaje të tjera.

Kina ka refuzuar ta kritikojë pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia. Për këtë luftë, që është në vitin e tretë, Pekini ka fajësuar Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n për provokim të presidentit rus, Vladimir Putin.

Përderisa Kina nuk i ka ofruar në mënyrë të drejtpërdrejtë armë Rusisë, Pekini është shndërruar në konsumatorin kryesor të gazit dhe natës ruse, por edhe furnizues i mjeteve elektronike dhe pajisjeve të tjera, që kanë përdorime civile dhe ushtarake. /REL/

Shpërndaje në: